Lajmet e fundit

Tabelën e klasës i duhet ta ndaj në dy pjesë.
Kjo pasi mësuesja e shkollës fillore të ulët në fshatin Papaz të Ferizajt, Kaltrina Behluli i duhet që brenda një klase e në të njëjtën orë t’i mësoi fëmijët e klasës së dytë edhe asaj të katërt, njofton Klan Kosova.
Shkak për këtë është vendimi i drejtorisë së arsimit, që në këtë shkollë me 40 nxënës të mbahet mësim me paralele të kombinuara.
Por, një gjë e tillë po u shkakton telashe mësimdhënësve.
Behluli thotë se problemi më i madh është ndarja e kohës dhe shpjegimi i lëndëve të ndryshme.
Të njëjtat vështirësi, i ka edhe mësuesja Teuta Sejdiu, që mëson nxënësit e klasës së parë dhe ata të tretës.
E kjo më së shumti po i shqetëson edhe disa prindër të nxënësve të shkollës “Abetarja”.
Por, drejtoria e arsimit në Ferizaj, thotë se ishin prindërit ata që zgjodhën mësimin e kombinuar.
E prindërit e këtyre fëmijëve thonë se nuk e kanë menduar se ky lloj mësimi mund t’i dëmtoj ata në mësimnxënie.
E për këtë rast, reagime pati edhe nga pozita në komunën e Ferizajt.
E për të evituar këto probleme, drejtori i arsimit në Ferizaj, tha se komuna është e gatshme që nxënësve të klasave të ulëta të fshatit Papaz t'iu sigurojë transport për në shkollën amë në fshatin Softaj.