Edhe Klara Sefaj ka nisur garimin në Festivalin Olimpik Dimëror Evropian për të Rinj (EYOF) “Bakuriani 2025”.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se skitarja garoi në sllallom të madh dhe pas dy lëshimeve doli e 49-ta prej 75 garuesve, 24 prej të cilëve nuk e përfunduan njërin nga dy lëshimet.
"Ashtu si për Andi Pupovcin që garoi dje, edhe për Klaran, EYOF-i dimëror, që vlerësohet më i forti në kontitent për grupmoshat e reja, do të shërbejë për të marrë përvojë për gara të ardhshme ndërkombëtare".
"Të dy do të garojnë edhe në disiplinën e sllallomit", thuhet në njoftim. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.