Lajmet e fundit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në oborrin e një stani në Bjeshkët e Strellcit, në komunën e Deçanit.
Sipas informacioneve të siguruara nga Klankosova.tv, rasti ka ndodhur rreth orës 13:43, ku një person dyshohet se ka privuar nga jeta babanë e tij.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar se bëhet fjalë për një vdekje që dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit./Klankosova.tv