Klan Kosova në bashkëpunim me Industria Film dhe KULTIND sjellin projektin më të ri “Le të flasim”.
Emisioni i ri u dedikohet më të vegjëlve, me të cilët do të diskutohet për tema të ndryshme.
Këtu do të adresohen çështje të ndryshme duke u nisur nga profesionet e preferuara të fëmijëve, ndryshimet që duan t’i kenë në shkolla, problemet me të cilat ballafaqohen shkollarët, leximi, argëtimi e shumë të tjera.
Episodi i parë vjen me mysafiren Uta Ibrahimi, e cila diskutoi me nxënësit e shkollës "Qamil Batalli" në Prishtinë lidhur me ambientin dhe mbrojtjen e tij.
https://www.youtube.com/watch?v=u_GaraP2uVI&feature=youtu.be
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.