Lajmet e fundit

Ekipi i Klan Kosovës po qëndron në Berlin për festivalin e njohur të filmit “Berlinale”.
Nga Berlini, Aludin Hamiti pati një bisedë me drejtorin e Qendrës Kinematogrfike të Kosovës, Arben Zharku.
Në vitin e 66-të të Berlinales u shfaqë edhe filmi i njohur kosovar “Babai”, por nuk ishte në konkurrencë.
Zharku tregoi se si u prit ky film nga artdashësit në Berlin.
“U prit shumë mirë, një vëmendje shumë të madhe pati filmi “Babai” i cili është shfaqur këtu sepse po konkurron për Oskarin gjerman”.
Ai ka folur edhe për filmin që është nominuar për Oscar, “Shok” dhe ka thënë se ky film po pritet shumë mirë dhe shumë mediume ndërkombëtare e shohin si favorit për ta fituar çmimin si filmi më i mirë i shkurtë.
“Vet fakti që filmi është nominuar për Oscar është një arritje e madhe, por dëshira më e madhe është që të sillet Oscari në Kosovë, e për këtë punë ne po bëjmë një kampanjë shumë të fuqishme”.
Ai ka thënë se i vjen shumë mirë që artistët nga Kosova përmes artit të tyre po tregojnë se çfarë ka ndodhur në Kosovë.
“Nominimi i filmi ‘Shok’ ka dy domethënie, njëra është nominimi e tjera është tregimi që përcjellë, pra se çfarë kanë hequr shqitparët e Kosovës nga regjimi i Milloshoviqit”.