Lajmet e fundit

Në Prishtinë mbahet “Marshi për Drejtësi” në mbështetje të luftës së UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.
Marshi nis nga ora 14:00, nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.
E për këtë ngjarje, televizioni Klan Kosova sikurse edhe portali dhe radio, do të kenë mbulim special.
Të gjithë marshin, mund të keni rastin ta ndiqni edhe direkt në Klan Kosova.
Qëndroni me televizionin numër një në vend.