Lajmet e fundit

Televizioni Klan Kosova do jetë i pari që do të jap rezultatet për fituesin potencial të zgjedhjeve të nesërme në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur Gazmend Syla, Drejtori i informacionit të Klan Kosova, derisa shtoi se përveç Exit Poll dhe raportimeve direkte ato që do të dominojnë në transmetimet e së nesërmes për procesin zgjedhor do të jenë dhe pjesëmarrja e analistëve dhe storje interesante të përgatitura dedikuar këtyre zgjedhjeve.
''Jemi gati shpresoj që gjithçka të shkoj mbarë. Klan Kosova është kanali që do iu tregojë kosovarëve gjithçka që ndodhë''.
''Nuk janë vetëm lidhjet direkte që do të dominojnë transmetimet e zgjedhjeve. Do të ketë analistë në studion tjetër për të komentuar rrjedhojën e ditës së zgjedhjeve''.
''Qershia mbi tortë është Exit-Poll. Klan Kosova është vendi ku në ora 19 mund të dihet kush mund të jetë fituesi potencial i këyte zgjedhjeve''.
''Klani nga ora 19 është epiqendër e transmetimit, ku gjithë kosovarët nuk kanë nevojë të presin cka thonë organizatat tjera vëzhguese por është Exit Poll ku do të jap rezultatet potenciale. Ka storje interesante dhe mbi të gjitha do dëshiroja që gjithçka të përfundojë mirë me rezultatin që së pari e jep Klan Kosova''.