10.05.2015 · përditësuar para 4101 dite1 min lexim
Kronika e përgatitur nga Klan Kosova rreth zhvillimeve të fundit në Kumanovë sjell kronologjinë e ngjarjeve me pamje ekskluzive nga Kumanova dhe intervista me banorët e atjeshëm.
Të intervistuarit thonë se kanë lënë viktima dhe të lënduar gjatë ikjes së tyre nga Lagjia e Trimave, në Kumanovë.
Ata nuk e dinë saktë se kush më kë po lufton dhe cila është arsyeja. Disa thonë se gjithçka është një skenar i montuar për t’iu hakmarrë shqiptarëve.
Një i intervistuar tjetër ka treguar për Klan Kosovën maltretimet që atij i janë bërë nga forcat policore maqedone.
Ambulanca është parë të sjellë vazhdimisht të lënduar në spital, por Klan Kosova nuk ka mundur t'i identifikojë të lënduarit si ushtarë apo civilë, sepse në një moment ekipi i Klan Kosovës është largur dhunshëm.
Gazetari Kushtim Sadiku, i cili është në Kumanovë bashkë me kameramanin Laurat Gashi, ka treguar se atje ka pasur luftime të ashpra dhe është përdorur artileri e rëndë në mes policisë dhe grupit të armatosur.
Civilët që po largohen nga Kumanova po shkojnë në drejtim të Preshevës.
Kronika e përgatitur nga Klan Kosova iu sjell detaje të shumta nga atje.