Lajmet e fundit

Tre vjet më parë, në botën mediatike të Kosovës erdhi një zë i ri, i cili shumë shpejt u kthye në një pjesë të pandashme të jetës së dëgjuesve – Radio Klan Kosova FM.
Ndërsa feston përvjetorin e saj të tretë, ajo nuk është thjesht një stacion radiofonik, por një simbol i asaj që mund të arrihet kur pasioni dhe profesionalizmi kombinohen me qëllimin për t’i shërbyer komunitetit.
Me përkushtim të madh ndaj dëgjuesve, Klan Kosova FM tashmë ka fituar zemrat e publikut në çdo cep të Kosovës.
Përmes frekuencave 95.2 dhe 90.8 FM, ajo vazhdon të jetë zëri juaj për lajmet më të fundit, informimin e saktë dhe emisionet cilësore.
Përveç frekuencave tona, mund të na ndiqni edhe në kanalin 1 të Artmotion dhe të na dëgjoni nga çdo vend përmes aplikacionit tonë mobil.
Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj gjatë këtyre tre viteve.
Klan Kosova FM - jemi bashkë!