Lajmet e fundit

Po vazhdon edhe sot protesta e shqiptarëve kundër vendosjes së kryqit në Butel të Maqedonisë.
Mbrëmë protestuesit kanë dalë në vendin ku po kryheshin punimet dhe i kanë ndërprerë ato duke shkatërruar edhe gurë-themelin e ndërtuar si bazament për kryqin.
Në hapësirën ku duhet të ndërtohet kryqi protestuesit kanë vendosur edhe tenda .
Kjo komunë ka marrë vendim që të ndërtojë një kryq 56 metra të lartë, duke filluar brenda dite punimet për bazamentin e tij.
Artan Grubi, deputet i Bashkimit Demokratik për Integrim ka folur ekskluzivisht në Ora e Fundit në Klan Kosova për këtë çështje.
Grubi që është paraqitur pikërisht nga vendi ku pretendohet të ndërtohet kryqi. ka thënë se ata kanë vendosur tenda dhe aty do të qëndrojnë nderi në shfuqizimin e këtij vendimi, njofton Klan Kosova.
Ai deklaroi se vendimi është i motivuar politikisht dhe se është marrë pa i konsultuar shqiptarët duke mosrespektuar kështu parimin e shumicës së dyfishtë. E drejtë themelore kjo e pajtuar mes maqedonasve e shqiptarëve me Marrëveshjen e Ohrit në vitin 2001.
Një ekip i Klan Kosovës po e përcjellë nga afër këtë ngjarje nga ku do t`ju mbajë të informuar për rrjedhat e saj në emisionin Info Magazine si dhe në edicionin e lajmeve të orës 20:00.