Lajmet e fundit

Klan Kosova vjen me emision special për votimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës, me fillim në orën 9:30.
Në studio me gazetarin Kushtrim Sadiku, do të jetë Driton Lajçi, Këshilltari Politik i ministrit Hajredin Kuçi dhe Fisnik Korenica Drejtor i Grupit për Studime Juridiko-politike.
Ligjvënësit e Kosovës sot në rend dite kanë shqyrtimin e Propozim-Amendamentit nr. 24 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të propozuar nga Qeveria.
Nëse kalojnë amandametet kushtetuese, besohet se parlamenti do të sjellë për votim projektligjin për Gjykatën Speciale.
Specialja do të merret me krimet e supozuara të ish-udhëheqësve të UÇK-së gjatë luftës së fundit në Kosovë.