Lajmet e fundit

Festivali i Këngës Magjike tashmë ka mbaruar e fituese doli Aurela Gaçe me këngën “Akoma Jo”, edhe pse është pritur shumë që çmimin e parë do ta fitonte Flori.
Megjithatë, pas përfundimit të këtij festivali, është përfolur shumë nëpër portale e media sociale fakti që Klajdi i ka dhënë zero pikë kolegut dhe mikut të tij Florit, njofton Klan Kosova.
Rrreth këtij vlerësimi dhe arsyes që e ka shtyrë ta bëjë këtë hap ka sqaruar vet Klajdi, si më poshtë:
"Kenga Magjike tashme ka mbaruar , cmimet u ndane edhe piket gjithashtu u dhane. Nje falenderim shumei madh shkon per te gjithe ju qe me mbeshtesni e me frymezoni per te ecur perpara, studion Threedots per ate kenge qe percjell energji pozitive qe eshte aq e bukur e plot ngjyra dhe produksionin e festivalit Kenga Magjike.
Shume eshte komentuar neper rrjete sociale , portale online apo media te ndryshme pjesa e vleresimit tim me 0 pike ndaj atij qe une e kam si vella Flori Mumajesi e doja te beja nje sqarim per te gjithe ju.
Me shpirt e zemer do ti kisha dhene piket maksimale , jo vetem per faktin e te qenit vllai im por edhe sepse mendoj qe ishte kenga me e bukur e festivalit ,kenga qe kishte aq shume shpirt , kenga qe te dhuronte aq shume emocion , pra `me fjale te vogla` ishte kenga fituese e ketij festivali gjithmone sipas mendimit tim , por jo vetem.
Pikerisht per shkak te kesaj mardhenie ,per vete faktin se te gjitha mediat e shkruara dhe vizive kishin veteshpallur fituesin, vendosa te mos behem pjese e kesaj loje kaq te piset ,thashethemeve te tipit fiton Flori sepse ka futur gjithe njerezit e tij apo lobingjeve qe nuk kam fjale si ti quaj,vendosa te mos behesha pjese e gjithe kesaj shfaqje teatrale edhe pse u detyrova te mos isha vetvetja.
Shpresoj te kem mirekuptimin e te gjitheve , ju do Klajdi".