Lajmet e fundit

Këngëtari nga Shqipëria, Klajdi Haruni, ka bërë të ditur datën e lansimit të këngës së tij më të re “Vallja e Verës”.
Kënga do të publikohet me datë nëntë të këtij muaji, këtë e bëri të ditur këngëtari përmes një fotografie në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.
Klajdi, që njihet për hitin “Mamica”, këtë verë ishte tejet i angazhuar me koncerte, transmeton Klan Kosova.
Ai vazhdimisht ka postuar fotografi nga atmosfera e klubeve të natës, brenda trojeve shqiptare, duke qenë kështu këngëtar që u kërkua shumë për të përformuar live.
https://instagram.com/p/7TIDbYMrIz/?taken-by=klajdiharuni