Lajmet e fundit

Këngëtari i hitit "Mamica", Klajdi Haruni, këtë verë ka qenë jashtëzakonisht i zënë me koncerte të shumta në trojet shqiptare.
Ai ka argëtuar publikun në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të zi, duke mbushur lokalet e klubet e natës në masë të panumëruar.
Foto e video që janë shpërndarë në rrjetet sociale, shihet atmosfera dhe dashuria e publikut për këngëtarin, duke qenë kështu njëri nga më të ftuarit në vendet ku flasin shqip, transmeton Klan Kosova.
Gjilani me sa duket ishte destinacioni i fundit për këngëtarin nga Shqipëria, për të përmbyllur "sezonin veror" të këtij viti.
Klajdi kishte stërmbushur "Imprevu Lounge" në Gjilan, në shoqeri të Brunos, bashkëpuntori i këngës "Love Me" me Elvana Gjatën.
Ky lokal nate ishte me një masë të madhe njerëzish, duke qenë kështu njëra nga netët më të mira dhe më me atmosferë, që ka pasur Gjilani.
Haruni, njihet për këngët hit si ajo "Mamica" që u këndua e u klikua mjaft shumë, "Misteret" në bashkëpunim me Flori Mumajesin, "Lozonjare", dhe të tjera.