Lajmet e fundit

Këngëtari nga Shqipëria Klajdi Haruni, ishte mbështetës i fortë i kombëtares.
Ndeshja e mbrëmshme në mes të Shqipërisë dhe Armenisë që përfundoi me rezultat 3-0, ishte gëzim dhe emocion i madh për këngëtarin.
Ai ka postuar vazhdimisht fotografi me të cilat edhe ka shkruajtur fjalë gëzimi e urime të pafundme për kombëtaren, njofton Klan Kosova.
E festa ende vazhdon direkt në sheshin e Tiranës, ku Klajdi ka kënduar live për të gjithë shqiptarët në koncertin e organizuar nga Digitalb.
Në një video të postuar këngëtari i këngës “Vallja e Verës” shihet teksa ndez qendrën e Tiranës me këngë popullore e kombëtare.