Komiku Jerry Seinfeld i njohur për serinë me të njëjtin emër e ka ndarë mendimin e tij se cila seri e kishte episodin e fundit më të mirë.
Ndonëse seria e Seinfeldit ishte dhe vijon të jetë ndër më të suksesshmet komercialisht dhe kritikisht, ata ishin kritikuar së tepërmi për episodin e fundit.
Këtë gjë e ka pranuar edhe ai dhe bashkëkrijuesi tjetër i serisë, Larry David, por kësaj radhe ai vetë ka folur për serinë për të cilën mendon se ka përfunduar në mënyrën më të mirë.
“Mendoj që Mad Men e kishte më të mirin. Sa kënaqës. Sa për të qeshur”, ka thënë Seinfeldi.
Mad Men ishte një seri amerikane që u emetua nga viti 2007 deri më 2015, duke arritur t'i fitojë 16 Emmys dhe pesë Golden Globes.
https://www.youtube.com/watch?v=kPxLruTzHug
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.