E enjtja në platformën numër një në vend vjen me një ndeshje interesante nga Artmotion Superliga e Basketbollit e cila përplas dy prej skuadrave favorite të këtij sezoni, Pejën dhe Prizrenin 16.
Kjo ndeshje nis nga ora 17:00 dhe mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Art Sport 1 nën komentimin e Agon Fehmiut.
Peja deri më tani ka tri fitore dhe një disfatë teksa nga ana tjetër me po të njëjtin rekord sezonal aktualisht është edhe skuadra e Prizrenit 16-të, prandaj skuadra fituese këtu do të dalë të paktën deri të dielën lidere në Artmotion Superligë atëherë kur Trepça sfidohet nga Bashkimi.
5-shet e mundshme startuese:
Peja: Ilter, Qallaku, Berisha, Maxwell, Sirko
Prizreni 16: Hajdari, Fells, Zenelaj, Koljeviq, Krasniqi
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.