Lajmet e fundit

Ushqimet e mëposhtme janë sugjerime për një menu të plotë dhe të shëndetshme për katër vetë, për një drekë me familjarët apo kur keni miq të ftuar në shtëpi.
Kjo menu përmban 670 Kcal energji dhe veç të tjerash është edhe shumë e shijshme, transmeton Klan Kosova.
Pjata të para
Sallatë me spinaq
(Kalori: 150 Kcal për person)
200 gr sallatë me spinaq
5-6 luleshtrydhe
120 gr djathë dhie
pak fara susami
salcë me 45 ml vaj ulliri, 15 gr mjaltë, 30 ml aceto dhe pak kripë
Pjata e dytë
Kërpudha të mbushura
(Kalori: 95 Kcal për person)
350 gr kërpudha të mbushura me pak hudhër dhe bishtat e kërpudhave
60 gr rikota
20 gr rrush të thatë
30 gr djathë Parmixhan të grirë
30 ml vaj ulliri
Pjatë kryesore
Fileto levreku me perime
800 gr fileto levreku të pjekur me erëza, me 400gr perime të ziera pak (brokoli, karota dhe lule lakër) dhe me 60 ml vaj ulliri (Kalori: 230 Kcal për person)
30 gr bukë integrale (Kalori: 80 Kcal për person)
1 gotë verë 130 ml të bardhë ose të kuqe (Kalori: 130 Kcal për person), shkruan shije.al, transmeton Klan Kosova.