Lajmet e fundit

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit me origjinë nga jugperendimi i kontinentit.
Ky është parashikimi i motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ku thuhet se shtypja atmosferike përkohësisht do të ulet nën vlerat e normales, duke krijuar kushte për një mot jostabil dhe të paqëndrueshëm, i percjell me erëra dhe reshje shiu, derisa në viset malore serish priten që reshjet e shiut të jenë të përziera me dëborë, njofton Klan Kosova.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, kurse nga dita e enjëte, pas reshjeve temperaturat minimale do të ulen rreth vlerave të zeros.
Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, kurse nga dita e merkurë maksimalet parashihen të bijnë deri në 5 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga jugperendimi dhe më pas nga veriperendimi me shpejtësi deri 11m/s, njofton Klan Kosova.