Lajmet e fundit

Atifete Jahjaga dhe Hashim Thaçi ecën përkrah drejtë skenës ku përfundimisht do bëhej dorëzim-pranimi i postit të Presidentit të cilin Jahjaga e mbajti për pesë vjet.
Ndërkohë që mysafirët ishin të ulur dhe po e shikonin momentin më kulmor të ditës, atë kur Jahjaga ia dorëzon kushtetutën e vendit presidentit Thaçi. Jahjaga i kërkon atij që ta mbrojë dhe të jetë si roje e tij.
Thaçi pasi e përcjell paraardhësen e tij fillon fjalimin e tij si i pari i vendit, njofton Klan Kosova.
Pas përfundimit të fjalimit të presidentit Thaçi, fëmijët filluan të këndojnë këngën e njohur të këngëtarit më të famshëm të grupit “The Beatles”, Imagine, e cila përcjell mesazhin e paqes dhe dashurisë.
Pas kësaj kënge kori i Filharmonisë së Kosovës interpretuan edhe edhe disa këngë të tjera.
Kur përfundoi pjesa artistike e korit, përfundoi edhe ceremonia.
Kronikë nga Kosovë Gjoci.