04.07.2018 · përditësuar para 2951 dite1 min lexim
Edhe pak minuta kanë mbetur deri në takimin e liderëve të partive, të cilët do të flasin për dialogun me Serbinë.
Takimi do të nis në ora 17:00 dhe do të përfundojë në ora 19:00, transmeton Klan Kosova.
Tema e cila do të diskutohet në këtë takim është Dialogu me Serbinë: ndërtimi i platformës dhe koncesusit në Kuvend si dhe emërimi i ekipit negociator.
Liderët dhe përfaqësuesit e partive që do të jenë pjesë e kësaj tryezë janë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, ai i AAK-së Ramush Haradinaj, kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj dhe ai i PSD-së, Shpend Ahmeti.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.