Lajmet e fundit

Këngëtarja e njohur, Selena Gomez është përfolur kohëve të fundit pas shfaqjes në rrjetet sociale të Sofja Solares, 23-vjeçarjes nga Meksika e cila është identike me të, transmeton Klan Kosova.
Pas publikimit të fotografive kur krahasohej këngëtarja e famshme bashkë me vajzën e cila duket si të ishte kloni i saj, kanë shpërthyer komentet nga më të ndryshme nga fansat.
Shumica nga ata shfaqeshin të habitur për ngjashmërinë në mes të vajzave.
“Unë jam e bindur se kjo është Selena,”-shkruan një nga fansat. “Ajo është identike me Selena Gomez".



