Lajmet e fundit

Situata ku më parë po protestohej nga përkrahësit e opozitës kundër qeverisë, tani është e qetë, njofton Klan Kosova.
Jashtë oborrit të Kuvendit të Kosovës vërehet prezenca e njësisë speciale të Policisë së Kosovës.
Turma njerëzish ishin mbledhur qysh para orës 16:00 kur edhe ishte paraparë të niste seanca e parë për sot, e thirru nga kryekuvendari Kadri Veseli, e cila u ndërpre nga gazi lotsjellës që hodhën deputetët opozitarë brenda sallës së seancave plenare.
Deputetë të opozitës u kanë bërë vazhdimisht thirrje protestuesve që të vazhdojnë e të qëndrojnë aty duke u premtuar se Asociacioni i Komunave Serbe nuk kalon.
Situata në mes protestuesve dhe policisë është tensionuar në momentin që opozita ka hedhur sërish gaz lotsjellës në kuvend.
Protestuesit kanë gjuajtur molotov në drejtim të policisë kurse më pas ata janë përgjigjur me gaz lotsjellës.