Lajmet e fundit

Vetëm disa muaj më parë ata u zhvendosën në shtëpinë e tyre në Bel Air, pasi kishin vite që po e rinovonin.
Fotografitë e fundit nga vila e tyre në Hidden Hills në Kaliforni, e dëshmojnë se ata janë shumë të kënaqur me rezidencën e tyre të re.
Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj Kanye West, kishin blerë pronën për 20 milionë dollarë në vitin 2014, dhe që atëherë s’kanë pushuar së investuari që ajo të bëhet e përshtatshme për familjen e re, transmeton Klan Kosova.
Sipas TMZ, çifti kanë në plan që vilën e tyre të re ta shndërrojnë në një vend fantastik, me një palestër të madhe dhe studio muzikore e po ashtu edhe dhomë masazhi.




