Lajmet e fundit

Kim Kardashian dhe Kanye West, më në fund janë shpërngulur nga shtëpia e nënës së Kim, Kris Jenner, pasi që rezidenca e tyre ka përfunduar së rinovuari, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Çifti kishin blerë një shtëpi rreth 9000 metra katrorë në vitin 2013 për 11 milionë dollarë, dhe është raportuar se ata kanë harxhuar 2 milionë dollarë në rinovimin e interierit e eksterierit të shtëpisë.
Shtëpia e tyre më e re, është rinovuar duke i hequr çatinë të tërën dhe duke i zëvendësuar dritaret e vjetra, me të reja më të mëdha dhe moderne.