Lajmet e fundit

Në viset rurale të Nepalit mbahet edhe si sekret.
Por që siç njofton Aljazeera atje çdo familje ka së paku një anëtar që ka shitur njërën veshkë drejt trafikuesve me organe, transmeton Klan Kosova.
Secilin vit, bandat e trafikimit të organeve bindin mbi 10 mijë njerëz të varfër që ta shesin veshkën e tyre. Nganjëherë donatorët paguhen, e nganjëherë edhe jo. Por që kjo dukuri thuhet se mund të iu kushtojë me jetë.
Shumica e këtyre veshkave që kalojnë përmes tregut të zi, përfundojnë në Indi, saktësisht në Kalkuta ku edhe është vendi aty që njihet si “Pazari më i madh i veshkave.”
E në këtë treg të zi të përgjakshëm ka të involvuar edhe policë, agjentë dhe doktor.