Lajmet e fundit

Rita Ora ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave në New York pas triumfit në MTV Video Music Awards.
Këngëtarja nga Kosova atje është fotografuar duke ecur rrugëve të qytetit, për çka portali justjared e ka komplimentuar për përzgjedhjen e veshjes dhe për fytyrën pa grim.
Gjatë ndarjes së çmimeve nga MTV për videklipet e nominuara, Rita ka marrë çmimin e videos më të mirë në kategorinë “Best Dance” duke u bërë shqiptarja e parë që ndonjëherë është kurorëzuar me çmim në këtë event.