Në teatrin Hadi Shehu në Gjakovë, sonte nga ora 20:00 jepet shfaqja "Kjo është rinia jonë", me regji nga Petrit Bakalli, vepër kjo e Kenneth Lonergan që vjen në skenë përmes përkushtimit dhe vullnetit të tre aktorëve të rinj: Besfort Berberi, Arbies Komoni dhe Vlora Dervishi.
Shfaqja fokusohet në jetën e tre të rinjve të klasës së mesme të lartë në New York, në fillim të viteve ’80. Përmes dialogut të mprehtë dhe humorit të errët, Lonergan eksploron pasiguritë rinore, krizën identitare, rebelimin ndaj normave dhe ndikimin e thellë të prindërve në formësimin e karakterit. Një nga temat qendrore të shfaqjes është mungesa e qëllimit dhe e drejtimit në jetën e të rinjve.
"Kjo është rinia jonë", është një shfaqje për të rinjtë dhe për ata që nuk e kanë harru kurrë çka do të thotë me qenë i ri, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.