Lajmet e fundit

Klan Kosova ju sjellë rezolutën e miratuar sot në Kuvendin e Kosovës për misionin e EULEX-it.
Propozimi për këtë dokument u bë dje nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu e cila ishte edhe inicuese e debatit në parlament për veprimtarinë e misionit të BE-së në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Lexoni më poshtë pikat e kësaj rezolute:
R E Z O L U T Ë
I.Kuvendi i Republikës së Kosovës fton Presidenten e Republikës znj.Atifete Jahjaga t'i kërkojë Komisionerës së Lartë për Politikë të Jashtme znj.Frederica Mogherini inicimin e hetimit institucional për çdo rast të cituar për stafin e EULEX-it në raportin që zyrtarë të BE-së kanë hartuar.
II. Thërret në raportim të jashtëzakonshëm Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës në lidhje me ndikimin e çështjeve hetimore të zyrtarëve të EULEX-it dhe marrjes arbitrare të kompetencave të organeve të drejtësisë nga ana e EULEX-it.
III. Raportimi i kryesuesve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës të bëhet dhjetë (10) ditë nga miratimi i kësaj rezolute.
IV: Kjo Rezolutë hynë në fuqi ditën e miratimit të saj nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.