16.02.2018 · përditësuar para 3089 dite1 min lexim
Për nder të shënimit të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2018, në qarkullim postar do të vihet emisioni i pullës postare me titull “10 Vjetori i Pavarësisë”.
Kjo pullë postare në imazhin e saj mbartë kopjen e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës me simbolet e tjera shtetërore, njofton Klan Kosova.
Ndërsa në aspektin moral, përmes saj pasqyron sukseset e shtetit, posaçërisht talentin e të rinjve kosovarë në gara të ndryshme nga fusha e kulturës dhe sportit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.