Lajmet e fundit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq është takuar me ambasadorin norvegjez , Arneo Sanes Bjornstad këtë mëngjes me të cilin u pajtuan se dialogu i brendshëm për Kosovën në Serbi është shumë i rëndësishëm për gjetjen e zgjidhjes më të mirë dhe më të qëndrueshme për këtë çështje.
Brnabiq tha se qeveria serbe do të mbështesë në mënyrë logjistike dialogun, të iniciuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi zyra për media e Brnabiq, transmeton Klan Kosova