Lajmet e fundit

Këngëtarja tashmë me famë botërore, Era Istrefi, performoi mbrëmë në koncertin e David Guetta dhe Robin Schulz të mbajtur në Maqedoni.
Era, doli në skenë para mijërave maqedonasve duke kënduar këngën e saj më të fundit “Bon bon” këngë kjo e cila ngriti këngëtaren në majat e larta botërore, njofton Klan Kosova.
Performanca e Istrefit ishte live, duke dëshmuar edhe kësaj here zërin e saj dhe talentin për muzikë.