Lajmet e fundit

E quajnë Mbretëresha Bey për një arsye.
Beyonce që është shtatzënë dhe po pret të bëhet nënë e binjakëve ka bërë paraqitjen e saj të parë publike me një performancë të jashtëzakonshme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy.
Para kësaj performance që e ndezi publikun, Beyonce u prezantua nga nëna e saj, Tina, transmeton Klan Kosova.
Këngëtarja dukej mrekullueshëm derisa shihej edhe barku i saj i fryrë.
Jay Z dhe Beyonce janë të martuar nga viti 2008 dhe tashmë janë prindër të një vajze pesë vjeçare, Blue Ivy.
Më poshtë shiheni këtë performancë që ka lënë me gojë të hapur të gjithë të pranishmit: