Lajmet e fundit

Shpend Ahmeti nga ushtrimi i postit të kryetarit të Prishtinës ka të hyra vjetore mbi 16 mijë euro.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencioni Kundër korrupsionit Ahmeti, pasuri të luajtshme, ai i ka deklaruar një makinë Skoda Superb me vlerë 10 mijë euro.
Ahmeti nuk ka deklaruar asnjë pasuri të paluajtshme, por ka sqaruar se është në banim të përkohshëm në Çagllavicë në lagjen “Nic”në shtëpinë e cila sipas tij është në pronësi të vëllaur dhe se dokumentacioni është paraqitur në AKK në vitin 2014.
I pari i Prishtinës para të gatshme që i mban në bankë ka 2 mijë e 500 euro kurse bashkëshortja e tij 2 mijë e 300 euro, transmeton Klan Kosova .
Ahmeti në AKK ka deklaruar edhe kartelë kredie me vlerë 1 mijë e 200 euro.
Ai ka deklaruar edhe të ardhurat vjetore të bashkëshortes së tij nga puna në Institutin GAP që janë 8 mijë e 400 euro.