Lajmet e fundit

Agjencia Kundër Korrupsioni ka publikuar sot regjistrat e deklarimi të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve publikë.
Pasurinë në këtë agjencion e ka deklaruar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.
Pasuri të paluajtshme, Thaçi ka deklaruar ‘Tokë bujqësore’ në vlerë prej 180 mijë euro si dhe ‘Shtëpi’ në vlerë 80 mijë euro.
Si pasuri të paluajtshme Thaçi ka dhe dy vetura të markës Audi, njëra në vlerë 15 mijë euro dhe tjetra 23 mijë – e blerë me kredi.
Sa i përket parasë së gatshme, ai ka deklaruar në total prej 139 mijë e 715.12 euro.
Sipas formularëve të publikuar sot, shkruan se Thaçi ka një shtëpi TË TRASHËGUAR në vlerë 80 mijë euro, ndërsa paraqitet se ka detyrime ndaj bankës – KREDI, për 'Ndërtimin e shtëpisë' që është deklaruar 100 mijë euro!
