Lajmet e fundit

Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar sot në faqen e saj zyrtare regjistrat e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik,
Sipas këtyre të dhënave, kryetari i LDK-së, njëherit kryeministër në detyrë, Isa Mustafa ka shtëpi të trashëguar në vlerë të 138 mijë eurove si dhe tokë të trashëguar në vlerë të 365 mijë eurove.
Në deklarimin për të hyrat vjetore, ai ka deklaruar rrogën nga Qeveria 16 mijë e 944 euro, një shpërblim nga ASHAK në vlerë të 16 mijë e 440 eurove, pagën vjetore si profesor nga fakulteti ekonomik 2 mije e 721 euro si dhe mëditje nga Qeveria 7 mije e 375 euro.
Ai njëherrit ka deklaruar në AKK se ka para të gatshme në dy banka, 2 mijë e 413 euro në BpB dhe 63 mijë e 75 euro në ProCredit Bank.