Lajmet e fundit

Ato janë që të gjitha nëna, ndërsa tani janë bërë edhe halla.
Kur Blac Chyna solli në jetë vajzën e saj para pesë ditësh, Kim dhe Khloe dhe Kortney e motrat nga nënë Kendall dhe Kylie Jenner, u bënë halla për herë të parë.
Vajza e vëllait të tyre Rob Kardashian, Dream Kardashian, ka gëzuar gjithë familjen me ardhjen e saj në jetë.
Të porsalindurën, nëna e saj e ka prezantuar edhe në rrjetet sociale, përmes një fotografie ku ajo shihet duke fjetur në krahët e së ëmës.
28 vjeçarja nuk ka shkruar asnjë fjalë në përshkrimin e fotografisë, mirëpo buzëqeshja e saj thoshte gjithçka.

