Lajmet e fundit

Pasi Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi një nen të ligjit që kishte të bënte me zëvendësimin e deputetëve në Kuvend sipas gjinisë, e detyroi KQZ-në që sërish të rishqyrtonte rekomandimet për kandidatët e radhës për deputetë.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është vendosur që nga Lëvizja Vetëvendosje deputetë do të jenë Ekrem Mustafa dhe Enver Dugolli, të cilët do të zëvendësojnë dy deputetë që u bënë ministra. Në vend të të larcekurve, në fillim ishin Yllza Hoti e Gresa Bytyqi, të cilat kishin hyrë për shkak të kuotës gjinore.
Deputetët e LVV-së të cilët do t’i zëvendësojnë deputetët që u bënë ministra, nga Lëvizja Vetëvendosje janë: Enver Haliti, Shqipe Isufi, Mirsad Shkreta, Gramos Agusholli, Alban Bajrami, Jahja Kokaj, Hudajet Hyseni Kaloshi, Ekrem Mustafa dhe Enver Dugolli.
Ndërsa po me vendim të KQZ-së, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - Shemsedin Dreshaj do të zëvendësojë Daut Haradinajn.
Ky është njoftimi i plotë i KQZ-së:
Kandidat i radhës që pason në listën e certifikuar nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të datës 14 shkurt 2021, nga subjekti politik “ALENCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS-AAK”, është z.Shemsedin Dreshaj, i cili do të zëvendësojë z. Daut Haradinaj.
Kandidatët e radhës që pasojnë në listën e certifikuar nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të datës 14 shkurt 2021, nga subjekti politik "LËVIZJA VETËVENDOSJE!", janë: z.Enver Haliti, znj.Shqipe Isufi, z.Mirsad Shkreta, z.Gramos Agusholli, z.Alban Bajrami, z.Jahja Kokaj, z.Hydajet Hyseni Kaloshi, z.Ekrem Mustafa dhe z.Enver Dugolli. Këta kandidatë do të zëvendësojnë deputetët e deritashëm znj.Donika Gërvalla-Schëarz, z.Hekuran Murati, z.Arben Vitija, znj.Arbërije Nagavci, z.Hajrulla Çeko, z.Liburn Aliu, z.Faton Peci, z.Xhelal Sveçla dhe znj.Rozeta Hajdari.
Kandidate e radhës që pason në listën e certifikuar nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të datës 14 shkurt 2021, nga subjekti politik "NOVA DEMOKRATSKA STRANKA-NDS", është znj.Samra Ilijaz, e cila do të zëvenësojë znj. Emilija Redžepi.
Kandidat i radhës që pason në listën e certifikuar nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të datës 14 shkurt 2021, nga subjekti politik "INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS - IRDK", është z.Fridon Lala, i cili do të zëvendësojë z. Elbert Krasniqi.
Kandidat i radhës që pason në listën e certifikuar nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të datës 14 shkurt 2021, nga subjekti politik "KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ - KDTP", është z.Enis Kervan, i cili do të zëvendësojë z. Fikrim Damka.