Lajmet e fundit

Angela Eagle do ta sfidojë Jeremy Corbyn për kreun e Partisë Laburiste në Britani të Madhe të enjten, njofton BBC, raporton Klan Kosova.
Mësohet se sekretarja nën hije për biznes ka mbështetjen e 51 deputetëve të nevojshëm për ta nisur sfidën.
Zonja Eagle është njëra nga 20 anëtarët e kabinetit nën hije që janë dorëhequr që prej të dielës, pasi edhe aprovoi një mocion mosbesimi për zotin Corbyn.
Duke folur në Londër, zoti Corbyn ka thënë se jo çdonjëri është pajtuar me atë, por ai është i vendosur për të vazhduar me punën e tij.
Aleatët e Corbyn kanë akuzuar deputetët rebelë që po mundohen ta “detyrojnë” atë dhe besojnë se ai do ta fitojë garën.