Lajmet e fundit

Rok bendi kosovar, Jericho ka publikuar këngën më të re të titulluar, “Kanga e Ashikëve”.
Edhe para disa ditës, në faqen zyrtare të këtij grupi në Facebook, është paralajmëruar kënga e re që do të quhet “Kanga e Ashikëve”.
Videoklipi është xhiruar në grykën e Drinit të Bardhë, në skenën e teatrit të Gjakovës e po ashtu edhe në Çarshinë e madhe të Këtij qyteti.
“JERICHO sjell ketë kënge me një tekst origjinal të shkruar në ngjashmëri me stilin e “bejtexhive” si dhe me kompozim origjinal e aranzhman të bazuar ne folklorin e kësaj ane, të përcjellë nga mjeshtrit e folklorit shqiptar te kësaj kohe: Shaqir Hotit ne kavall, Afrim Sadikut ne sharki dhe çifteli si dhe Shaqë Hoxhës në daulle”, thuhet në njoftimin e këtij grupi në Facebook.