Kënga “True Love Waits” është kënga më e pikëlluar e Radiohead.
Kështu mendon Charlie Thompson, shkencëtar që merret me analizimin e të dhënave statistikore.
Ai i ka marrë të dhënat nga Spotify dhe i ka analizuar tekstet me qëllim të përcaktimit të këngës më të pikëlluar të bendit, njofton Klan Kosova.
Rezultatet janë sistematizuar në shkallën prej 1 deri 100 në “Indeksin e Pikëllueshmërisë” , ndërsa “True Love Waits”, nga albumi “A Moon Shaped Pool”, arriti vlerën 1.
Kënga ka të bëjë me lidhjen e frontmanit Thom York me partneren e tij Rachel Owen, e cila vdiq në dhjetorin e kaluar në moshën 48 vjeçare.
Ata ishin partnerë për 23 vjet. I patën dy fëmijë: djalin Noah dhe vajzën Agnes.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.