Lajmet e fundit

Nga Familja Mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar është publikuar fotografia e Krishtlindjeve për këtë vit.
Më të vegjlit e mbretërisë, Princi George dhe Princesha Charlotte, duken tejet të lezetshëm të veshur me ngjyrë të kaltër, George në pantallona dhe këmishë ndërsa Charlotte në një fustan përplot lule.
Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, si zakonisht ka një dukje tejet të sofistikuar e veshur në fund dhe xhaketë të kaltër të çelët, përderisa Princi William është i veshur në një kostum.
Përmes kësaj kartoline kjo familje uron festat e Krishtlindjeve për të gjithë!/klankosova.tv/
