Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, të enjten është takuar për herë të parë me shefen e re të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou.
Kuçi e ka uruar për marrjen e re të detyrës njofton kryeministria, dhe në të njëjtën kohë e ka njoftuar shefen e re të EULEX-it për përpjekjet e vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e sundimit të ligjit.
“Sukseset e EULEX-it dhe të Kosovës janë të përbashkëta dhe, si të tilla, ato janë në funksion të ndërtimit të besimit të qytetarëve për institucionet e Republikës së Kosovës”, ka thënë Kuçi gjatë takimit.
Kurse Papadopoulou, ka theksuar se EULEX do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me Qeverinë në fuqizimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit.