Lajmet e fundit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nuk ka marrë lëndime serioze nga një aksident me makinë në Kiev, të mërkurën.
Sipas një deklarate të sekretarit të shtypit të presidentit, "një makinë u përplas me makinën e Presidentit të Ukrainës dhe automjetet e shoqërimit".
Mjekët që shoqëronin Zelenskyn i dhanë ndihmë mjekësore shoferit të makinës dhe e transferuan atë në një ambulancë.
“Presidenti u ekzaminua nga një mjek, nuk u gjetën lëndime serioze”, thuhet në deklaratë.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes. Të mërkurën, Zelensky e vizitoi qytetin Iziumin, në rajonin verilindor të Kharkivit, i cili sapo u rimor nga forcat ruse, shkruan CNN, transmeton KlanKosova.tv.
Gjatë ditës së djeshme, sipas një pretendimi të pakonfirmuar, thuhet se është kryer një atentat ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.
Limuzina e tij ka pësuar një shpërthim të fortë në anën e saj të majtë, shkruan mirror.co.uk, transmeton klankosova.tv.
Ky incident nga disa interpretohet si një atentat për ta vrarë liderin e Kremlinit.
Limuzina e tij dyshohet se u godit nga një “shpërthim i fortë” në rrotën e majtë të përparme, e kapluar më pas nga tym i madh.
Nuk raportohet të jetë lënduar Putini nga ky rast, teksa ka pasur disa arrestime nga shërbimi i tij i sigurisë.