Lajmet e fundit

Niall Horan është më mirë tani.
‘Dua t’ju tregoj se unë kam pasur një operacion për shkak të sinuseve të mi dhe shërimi po shkon shumë mirë’, tha ish-anëtari i grupit One Direction në Twitter.
‘Ashtu siç kam thënë, unë do të jem larg jush për një kohë, por doja ta dinit arsyen’.
Tetorin e kaluar, 25-vjeçari tregoi se kishte një infeksion në sinus.
‘Sinusi me të vërtetë të shkakon dhimbje në fytyrë’, shkroi ai në të kaluarën.
Në qershor, artisti njoftoi se pas turneut të tij botëror, do të merrte pushim duke nisur nga shtatori.