Lajmet e fundit

Michael Buble ka dhënë më shumë informacione për fansat e tij mbi betejën e djalit të tij trevjeçar – Noah’s, me kancer, dhe të gjithë janë të lumtur që atij po i ecën mirë, transmeton Klan Kosova.
Këngëtari 41-vjeçar zbuloi lajmin për diagnozën e Noah’s rreth tre muaj më parë dhe më pasi mësuam se ai ishte duke luftuar me kancerin e mëlçisë.
“Ne jemi shumë mirënjohës për të raportuar se djali ynë Noah është duke përparuar mirë gjatë trajtimit të tij dhe mjekët janë shumë optimistë për të ardhmen e djalit tonë të vogël”, ka thënë Michael në një deklaratë për Us Weekly.
“Ai është i guximshëm dhe ne jemi të frymëzuar nga guximi i tij. Ne e falënderojmë Perëndinë për fuqinë që ai na ka dhënë neve”.
“Mirënjohje edhe për mjekët dhe kujdestarët”, shtoi ai. “Ne do të donim të falënderonim mijëra njerëz që kanë dërguar lutje dhe dëshira. Ndërsa ne vazhdojmë këtë udhëtim, ne jemi të ngushëlluar në masë të madhe nga mbështetja juaj dhe dashuria juaj”.
Michale dhe gruaja e tij Luisana Lopilato janë edhe prindër të një djali 12-muajsh me emrin Elias.