Lajmet e fundit

Një baba dëshiron që gjithë bota t’i shoh fotografitë e vajzës së tij katërvjeçare e cila vuan nga kanceri.
Andy Whelan nga Anglia, ka postuar disa fotografi bardh e zi të vajzës së tij, Jessica, duke dashur të tregojë dhimbjet që ajo ndjen, transmeton Klan Kosova.
“Kjo është fotografia më e vështirë që kam shkrepur”.
“Para disa ditëve mjekët na thanë që ajo ka vetëm disa javë jetë. Ky është momenti kur ne si prindër nuk mund t’i ndihmonim”, ka thënë Whelan.
Vogëlushja ka më shumë se një vit që vuan nga kanceri dhe prindërit e saj pasi kuptuan që nuk mund të shërohet kanë vendosur që të mos e trajtojnë, në mënyrë që ajo t’i shijojë ditët e mbetura.
“Kjo është fytyra e vërtetë e kancerit”.
“Me këto fotografi nuk dua që ta ofendoj ose ta dëshpëroj askënd. Ndoshta njerëzit kur shohin këto fotografi do ta kuptojnë se sa keq kanceri i godet fëmijët e ndoshta të njëjtit njerëz do të jenë të gatshëm të bëjnë diçka që asnjë fëmijë të mos vuajë kështu”.







