Lajmet e fundit

Aktorja amerikane Renee Zelleweger, ka thënë se i ka pëlqyer shumë që ka qëndruar gjashtë vjet larg karrierës, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
“Kur largohesh dhe nuk je afër njerëzve, ata nuk të vërejnë më dhe fillojnë të të mos njohin. Është fantastike kur porozit kafe në një vend, dhe thjesht largohesh pa vëmendjen e askujt”.
Para se të luante në filmin e fundit “Bridget Jones Baby”, 47 vjeçarja nuk ishte paraqitur në ekran që nga viti 2010.
Fituesja e çmimit Oscar, ka thënë se ka pushuar nga angazhimet artistike, për shkak se donte t’i jepte vetes hapësirë larg botës.