Lajmet e fundit

Ivanka Trump - e bija e Presidentit të SHBA-ve,feston si Krishtlindjet ashtu edhe Hanukkah pasi ajo u konvertua në judaizëm për burrin e saj Jared Kushner, transmeton Klan Kosova.
35 vjeçarja ka ndarë një fotografi të përbashkët me familjen e saj , në të cilën shihen duke festuar festat e fundvitit me Jared dhe tre fëmijët e tyre.
“Ky vit është një nga rastet e rralla dhe të veçanta ku Hanukkah dhe Krishtlindjet përputhen. Gëxuar Krishtlindjet dhe Gëzuar Hanukkah”, ka shkruar Ivanka në Twitter.
Nata e parë e Hanukkah ra në prag të Krishtlindjeve të këtij viti, një gjë e cila ndodh shumë rrallë.