Lajmet e fundit

Presidenti i vendit ka thirrur sot takimin e tretë për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin.
Klan Kosova ka siguruar draft -rregulloren e themelimit të këtij organi.
Në këtë dokument thuhet se rregullorja në fjalë ka për qëllim themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në cilësinë e një mekanizmi mbështetës për një dialog të brendshëm dhe të hapur në mes të komuniteteve me qëllim të promovimit të së vërtetës dhe pajtimit si dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Poashtu, në pikën 2 të nenit 4 të dokumentit në fjalë që e posedon klankosova.tv theksohet se Komisioni vepron për një periudhë prej 48 muajsh duke filluar tre muaj nga data e emërimit të Komisionerëve në pajtim me këtë rregullore.
"Veprimtaria dhe puna e këtij organi mund zgjatet deri në gjashtë muaj nëse presidenti e vlerëson si të nevojshme për arritjen e objektivave të përcaktuara me këtë rregullore".
Ndërkaq, në nenin 6 të tij tek pika me përgjegjësistë e Komisionit potencohet se "Komisioni ka përgjegjësi të merret dhe trajtopjë shkeljet e rënda të të drejtave të të drejtave të njeriut dhe shkeljeve serioze të së drejtës humanitare ndërkombëtare në të kaluarën në Kosovë duke përfshirë edhe luftën e fundit dhe periudhën e tranzicionit, duke marrë parasysh pikëpamjet e të gjitha komuniteteve në Kosovë me qëllim të nxitjes së pajtimit dhe paqes së qëndrueshme". njofton Klan Kosova.